Kjo web-faqe, domeni i saj dhe e tërë përmbajtja e paraqitur në të (përfshirë por pa u kufizuar në përmbajtjen vizuale, audio-vizuale dhe/apo me shkrim) janë pronë e KS Siguria, përpos nëse është deklaruar ndryshe. Tërësia e kësaj përmbajtje është subjekt i të drejtës së autorit dhe pronësisë intelektuale, apo të drejtave tjera të zbatueshme. KS SIguria mund të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për çfarëdo keqpërdorimi, kopjimi, modifikimi, riprodhimi, transmetimi, shpërndarje, të plotë apo të pjesshëm, për çfarëdo qëllimi (përfshirë por pa u kufizuar në qëllime komerciale), apo çfarëdo shfrytëzimi tjetër në formë të pa-autorizuar nga ju si përdorues i kësaj web-faqeje. Për shmangie të çdo dyshimi, ju nuk mund të kryeni asnjë nga këto veprime pa pëlqim paraprak me shkrim nga KS Siguria. Me vazhdimin e përdorimit të kësaj web-faqeje, ju kuptoni dhe pranoni se jeni plotësisht përgjegjës për zhdëmtimin e KS Siguria ndaj çfarëdo pretendimi, përgjegjësie, dëmi, humbjeje, shpenzimi, përfshirë shpenzimet ligjore, të pësuara nga KS Siguria nga dhe në lidhje me çfarëdo keqpërdorimi sipas këtij paragrafi nga ju, apo si rezultat i përdorimit tuaj jo të rregullt apo të kundërligjshëm të kësaj web-faqeje nga pajisja përkatëse apo lidhja përkatëse e internetit.
Kjo web-faqe ka për qëllim informimin e përdoruesve të saj lidhur me të gjitha produktet dhe shërbimet që ofron KS Siguria për persona fizik dhe juridik, në përputhje me Kushtet e Përgjithshme të KS Siguria (ky duhet te jete link qe te lidh ne Kushtet e përgjithshme) dhe Çmimoren në fuqi (ky duhet të jete link që të lidh ne Cmimore). KS Siguria mund të rishikojë kohë pas kohë këto Terme dhe Kushte të Përdorimit dhe t’i përditësojë ato sipas nevojës. Ju pranoni të mbeteni ekskluzivisht përgjegjës për rishikimin periodik të këtyre Termeve dhe Kushteve të Përdorimit. Në cilindo rast, me vazhdimin e përdorimit të kësaj web-faqeje, do të konsiderohet se ju keni kuptuar dhe pranuar këto ndryshime. KS Siguria do të ushtrojë përpjekjet më të mira që të sigurojë qëndrueshmërinë e kësaj web-faqeje në rast të shkëputjeve të qasjes në këtë web-faqe, por nuk e garanton këtë në tërësi dhe në çdo kohë, përfshirë por pa u kufizuar për shkak të faktorëve që janë jashtë parashkimit dhe/apo kontrollit të KS Siguria.
Përderisa KS Siguria do të ushtrojë përpjekjet e saj më të mira që të sigurojë saktësinë e përmbajtjes dhe sigurinë e kësaj web-faqeje, KS Siguria nuk mban përgjegjësi për çfarëdo pasoje dhe/apo dëmi eventual, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, që mund të krijohet si rezultat i përdorimit tuaj të kësaj web-faqeje dhe/apo përmbajtjes së kësaj web-faqeje. Përdorimi juaj i kësaj web-faqeje është i dedikuar vetëm për përdorim personal dhe për qëllime informative. KS Siguria nuk mban përgjegjësi lidhur me kuptimin tuaj të duhur apo jo të informatave të paraqitura në këtë web-faqe. Përmbajtja/informatat e publikuara në këtë web-faqe nuk nënkuptojnë në asnjë rast këshillim të çfarëdo lloji, financiar, kreditor apo tjetër, mbi bazën e të cilit mund të merret një vendim i tillë. KS Siguria nuk mban përgjegjësi dhe nuk garanton për përmbajtjen e çfarëdo web-faqesh të jashtme të cilat mund të jenë të paraqitura si linqe në këtë web-faqe. Ju konfirmoni dhe merrni përsipër që përmbajtja e kësaj web-faqeje është e dedikuar vetëm për përdorim personal dhe që është e ndaluar vendosja e përmbajtjes së kësaj web-faqeje, në tërësi apo pjesërisht, në sisteme dhe/apo platforma të inteligjencës artificiale, qoftë për përditësim të operimit të tyre, qoftë për pranim të këshillave financiare apo të tjera, nga këto sisteme dhe/apo platforma të inteligjencës artificale.
Ju nuk mund të transferoni këto Terme dhe Kushte të Përdorimit, përfshirë cilëndo nga të drejtat dhe/apo detyrimet tuaja nën këto Terme dhe Kushte të Përdorimit. Ju kuptoni dhe pranoni se KS Siguria nuk i nënshtrohet asnjë detyrimi shtesë për ofrimin e këtyre Termeve dhe Kushteve të Përdorimit në ndonjë formë apo kanal tjetër komunikimi, përpos mënyrës së ofrimit, përkatësisht qasjes në to në këtë format digjital. Nëse çfarëdo pjese e këtyre Termeve dhe Kushteve të Përdorimit rezulton të jetë e pavlefshme nga gjykata kompetente nën legjislacionin e Republikës së Kosovës, pavlefshmëria e kësaj pjese nuk do të ndikojë në vlefshmërinë e pjesëve tjera të këtyre Termeve dhe Kushteve të Përdorimit, të cilat do të vazhdojnë të mbeten në fuqi. Me vazhdimin e përdorimit të kësaj web-faqeje, ju pranoni qeverisjen e këtyre Termeve dhe Kushteve të Përdorimit nga ligjet dhe rregulloret në fuqi në Republikën e Kosovës dhe zgjidhjen e çfarëdo kontesti eventual nga Gjykata kompetente në Republikën e Kosovës.
KS Siguria mbetet e përkushtuar maksimalisht për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale të cilat mblidhen si rezultat i përdorimit tuaj të kësaj web-faqeje. Për më shumë hollësi, referohuni në sektorin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Përdorimi i Cookies.