Publikuar më 22 January, 2025
Dita Ndërkombëtare e Humanizmit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Humanizmit, Siguria tregoi përkushtimin e saj të thellë për të qenë pranë atyre që përballen me sfida të mëdha shëndetësore, duke organizuar një aktivitet të veçantë për fëmijët në Klinikën e Onkologjisë/Hematologjisë dhe Repartin e Kirurgjisë Pediatrike. Në këtë ditë simbolike, punonjësit tanë, të mbushur me energji pozitive, vizituan fëmijët dhe shpërndanë dhurata, të dizajnuara për t’i bërë ata të ndihen të veçantë.
Përmes këtij akti humanitar, Siguria synon të ndriçojë ditët e vështira të këtyre fëmijëve me një buzëqeshje dhe ngrohtësi. Për çdo dhuratë të shpërndarë, kishte një mesazh që përcillte dashuri, përkujdesje dhe shpresë. Kjo vizitë u shndërrua në një përvojë që na bëri më të fortë, duke na rikujtuar se humanizmi është një vlerë që duhet ta ruajmë në çdo ditë.
Siguria e festoi këtë Ditë Ndërkombëtare të Humanizmit jo thjesht si një datë në kalendar, por si një kujtesë për rëndësinë e ndihmës ndaj më të vegjëlve e më të dobëtëve. Këtë vit, zgjedhëm të përkujtojmë humanizmin duke kontribuar në përmirësimin e përditshmërisë së tyre dhe duke përçuar mesazhin e dashurisë dhe kujdesit për çdo fëmijë.

Artikuj të ngjashëm për ty

Shfleto më shumë artikuj që mund të jenë me interes për ty.

No news posts found