Mbrojtja e të dhënave personale dhe privatësia e individit është njëra nga përgjegjësitë tona thelbësore. Ne jemi të përkushtuar në transparencë lidhur me përpunimin e të dhënave tuaja personale. 

Kompania e Sigurimeve SIGURIA përmes këtij Njoftimi të Privatësisë ju ofron informacione në lidhje me menaxhimin e të dhënave tuaja personale kur ju vizitoni ose ndërveproni me faqen tonë të internetit përmes kompjuterit, telefonit tuaj të mençur, tabletit ose pajisjeve të tjera elektronike, qëllimin(et) e përpunimit të tyre, parimet e mbrojtjes së të dhënave personale dhe të drejtat që ju takojnë në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
 Kompania e Sigurimeve SIGURIA ju siguron që ka ndërmarr të gjitha masat adekuate të sigurisë teknike dhe organizative për të mbrojtur secilin informacion që ju keni dhënë për të pranuar ndonjë shërbim të cilin ne e ofrojmë përmes kësaj faqe të internetit.

Përkufizimet

Për qëllim të këtij njoftimi përkufizimet e përdorura kanë kuptimin sipas Ligjit Nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

E dhënë personale - çdo informacion në lidhje me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm (“subjekt i të dhënave”); një person fizik i identifikueshëm është ai, i cili, mund të identifikohet drejtpërdrejt ose jo drejtpërdrejt, veçanërisht duke iu referuar një identifikuesi në bazë të një emri, një numri identifikimi, të dhënave rreth vendndodhjes, një identifikues online, ose një apo më shumë faktorë specifikë për identitetin fizik, psikologjik, gjenetik, mendor, ekonomik, kulturor ose social të atij personi fizik;

Përpunim - çdo veprim ose seri veprimesh që kryhen ndaj të dhënave personale me mjete automatike ose jo, si: mbledhja, regjistrimi, organizimi, strukturimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, tërheqja, konsultimi, përdorimi, publikimi nëpërmjet transmetimit, shpërndarja ose ofrimi, njësimi ose kombinimi, kufizimi, fshirja ose asgjësimi;

Kontrollues i të dhënave - çdo person fizik ose juridik nga sektori publik ose privat që individualisht ose së bashku me të tjerët përcakton qëllimet dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave personale;

Pëlqim i subjektit të të dhënave - shprehje e lirë e vullnetit të dhënë lirisht, specifik, të informuar dhe të qartë të dëshirave të subjektit të të dhënave nëpërmjet të cilit ai ose ajo, me një deklarim ose me një veprim të qartë pohues,

Pëlqim i subjektit të të dhënave - shprehje e lirë e vullnetit të dhënë lirisht, specifik, të informuar dhe të qartë të dëshirave të subjektit të të dhënave nëpërmjet të cilit ai ose ajo, me një deklarim ose me një veprim të qartë pohues, shprehë pëlqimin e tij/saj për përpunimin e të dhënave personale në lidhje me të;

1.0 Kush është përgjegjës për përpunimin e të dhënave personale?

Përgjegjës për caktimin e qëllimit për përpunimin e të dhënave personale është:

Kompania e Sigurimeve SIGURIA.

Rruga Qamil Hoxha nr.51 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel:  +381 (0)38 600-848

E-mail: [email protected]

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Kompanin e Sigurimeve SIGURIA:

Kompania e Sigurimeve Siguria ka të emëruar Zyrtarin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe ju mund të kontaktoni atë në:

E-mail: [email protected]

Postë Rruga Qamil Hoxha Nr.51

2.0 Të dhënat personale që ne përpunojmë përmes faqes së internetit

Faqja e internetit e Kompanisë së Sigurimeve SIGURIA ka për qëllim që vizitorëve të faqes së saj t’i ofrojë informacione të përgjithshme lidhur me veprimtarinë e saj, produket dhe shërbimet e ofruara nga Kompania, shpallje, njoftime të ndryshme për mundësi të sigurimit dhe mundësi për punësim në Kompaninë e Sigurimeve SIGURIA


Ne mbledhim, përpunojmë dhe përdorim të dhëna personale në faqen tonë të internetit me qëllim që të ju ofrojmë produkte dhe shërbime sa më cilësore, t'i përshtatim më mirë proceset tona të biznesit me nevojat e klientëve tanë dhe të ju orientojmë drejtë informacionit më të përshtatshëm të produktit dhe aplikacioneve te Sigurimit në internet. Në këtë faqe të internetit përpunimi i të dhënave tuaja personale bëhet në momentin kur ju:

Aplikoni për sigurim;

Kërkesa për kompensim të dëmit

Aplikoni për punësim në Kompanin e Sigurimeve SIGURIA;

Ushtroni të drejtën tuaj për të paraqitur ankesë;

3.0 Kategoria e të dhënave personale që përpunohen nga faqja jonë e internetit dhe ruaja e tyre

Kompania e Sigurimeve SIGURIA përmes kësaj faqe të internetit mbledh dhe përpunon këtë kategori të të dhënave personale: emrin, mbiemrin, numrin personal, numrin e telefonit, vendin e punës dhe adresën elektornike. Të dhënat personale të mbledhura në faqen tonë të internetit do të ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme duke respektuar afatet ligjore dhe rregullative dhe për të përmbushur qëllimet e nevojshme biznesore. Ne e njohim gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së privatësisë aty ku përfshihen fëmijët. Shërbimet tona të ofruar në këtë faqe nuk janë të dizajnuara për përdorim dhe shfrytëzim nga fëmijët. Ne nuk mbledhim dhe përpunojmë të dhëna personale me vetëdije nga fëmijët nën moshën 18 vjeçare.

4.0 Siguria e të dhënave personale

Për të mbrojtur informacionin personal nga aksesi dhe përdorimi i paautorizuar, ne përdorim masa të sigurisë që përputhen me ligjin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Siguria dhe konfidencialiteti i të dhënave personale është tejet i rëndësishëm për ne. Ne kemi ndërmarrë masa strikte teknike, administrative dhe fizike të sigurisë për të:

Mbrojtur të dhënat tuaja personale nga qasja e paautorizuar dhe keqpërdorimi i tyre.

Për të siguruar sistemet tona të TI -së dhe ruajtjen e informacionit, 

5.0 Çfarë të drejta kam lidhur me përpunimin e të dhënave të mia personale?

Si shfrytëzues i faqes sonë të internetit, në momentin që të dhënat tuaja përpunohen ju keni disa të drejta të garantuara me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, për të cilat ne duhet të ju vëmë në dijeni.?

-E drejta juaj për qasje në të dhënat personale - Ju keni të drejtë të kërkoni nga ne të keni qasje në të dhënat e juaja personale nëse po përpunohen apo jo.?

-E drejta juaj për korrigjim të të dhënave personale - Ju keni të drejtën të kërkoni nga ne që të korigjojmë informacionin personal që mendoni se është i pasaktë. Ju gjithashtu keni të drejtë të na kërkoni të plotësojmë informacionin që mendoni se është i paplotë.?

-E drejta juaj për të fshirë të dhënat personale (‘E drejta për t’u harruar’) - Ju keni të drejtë të na kërkoni që të fshijmë të dhënat tuaja personale, kjo e drejtë aplikohet në rrethana të caktuara. Ne do të fshijmë të dhënat e juaja nëse ato nuk na nevojiten më për qëllimin për të cilën janë mbledhur ose përpunuar.?

-E drejta juaj për kufizim të përpunimit të të dhënave personale - Ju keni të drejtë të na kërkoni të kufizojmë përpunimin e informacionit tuaj personal, sipas rrethanave të caktuar.?

-E drejta juaj për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave personale - Ju keni të drejtë të kundërshtoni përpunimi e të dhënave personale në lidhje me ju. nuk vazhdon me përpunim të të dhënave personale përveç rasteve kur Kompania demonstron shkaqe detyruese legjitime për përpunimin që mbizotërojnë mbi interesat, të drejtat dhe liritë e subjektit të të dhënave për ngritjen, ushtrimin ose mbrojtjen e pretendimeve ligjore.?

-E drejta juaj për transferimin e të dhënave personale - Kjo e drejtë vlen vetëm për të dhënat personale që ju na keni dhënë dhe ne i përpunojmë ato vetëm me pëlqimin tuaj. Ju keni të drejtën që të kërkoni që ne të transferojmë të dhënat personale që na keni dhënë tek një palë e tretë.?

 

-E drejta juaj për të paraqitur ankesë tek Agjencia për Informim dhe Privatësi - Ju në çdo kohë keni të drejtën për të parashtruar ankesën tuaj tek Agjencioni për Informim dhe Privatësi në qoftë se mendoni se Kompania nuk është duke respektuar të drejtat e juaja që i keni të garantuara me me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Nga Kompania nuk do të ju kërkohet asnjë tarifë shtesë lidhur me kërkesën tuaj për ushtrimin e të drejtave tuaja sa i përket përpunimit të të dhënave personale. 

 

6.0 Lidhja me faqet e tjera të internetit 

 

Kompania e Sigurimeve Siguria ndërvepron me klientët e saj edhe përmes platformave të rrjeteve sociale si Facebook®, Twitter®, YouTube® dhe LinkedIn®. Ky Njoftim i Privatësisë aplikohet vetëm për faqen tonë të internetit www.SIGURIA.com, andaj nuk kemi asnjë ndikim në të dhënat që mbledhin dhe përpunojnë faqet e tjera të internetit. Çdo përmbajtje që postoni në faqet zyrtare të rrjeteve sociale të menaxhuara nga Kompania e Sigurimeve Siguria si fotografitë, informacione, opinione ose ndonjë infomacion personal që ju vini në dispozicion edhe tek pjesëmarrësit të tjerë në këto rrjete sociale i nënshtrohen kushteve të përdorimit dhe njoftimeve të privatësisë së atyre platformave përkatëse. Ju rekomandojmë që për faqet e tjera të interentit të lexoni njoftimet e tyre të privatësisë lidhur me përpunimin e të dhënave personale.

 

7.0. Kë mund të kontaktoj lidhur me informacione rreth përpunimit të të dhënave personale nga Kompania e Sigurimeve Siguria? 

Nëse mendoni se informacioni i përfshirë në këtë Njoftim të Privatësisë lidhur me përpunimin e të dhënave personale përmes faqes së internetit nuk është i mjaftueshëm apo dëshironi që të paraqitni kërkesë për të ushtruar të drejtat e juaja sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale ju lutem na dërgoni kërkesën tuaj në formë të shkruar duke na kontaktuar përmes adresës sonë elektornike [email protected] apo përmes postës në adresën Kompania e Sigurimeve Siguria SH.A. Rruga Qamil Hoxha nr 51 10000, Prishtinë, Kosovë. Në qoftë se ne nuk mund të ju identifikojmë në momentin kur parashtroni kërkesën tuaj mund të kërkojmë nga ju që të na ofroni një kopje të dokumentit tuaj identifikues, me anë të të cilit ne vetëm do të verifikojmë identitetin tuaj.

Përditësimet e këtij njoftimi

Ky njoftim i privatësisë mund të përditësohet kohë pas kohe për të qenë në pajtueshmëri me kërkesat e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale. Nëse bëjmë ndryshime në këtë Njoftim të Privatësisë ne do të përditësojmë datën e fundit të rishikimit dhe do të ju njoftojmë përmes kësaj faqe të internetit. 

Siguria Logo

E themeluar me synimin për të ofruar siguri dhe mbrojtje për individët dhe bizneset, ne punojmë çdo ditë për të përmbushur nevojat e klientëve tanë me shërbime cilësore dhe të personalizuara.

Misioni ynë është të ofrojmë zgjidhje të sigurta dhe të qëndrueshme që mbrojnë atë që ka më shumë rëndësi për ju.

Girl in a jacket

Kontakti:
+038-600-848
+038-220-200

Girl in a jacket

Mund të na gjeni:
Zyra Qendrore Sheshi Nëna Terezë p.n.10000 Prishtinë, Kosovë

Na ndiqni
ne rrjetet tona sociale

Siguria Logo

E themeluar me synimin për të ofruar siguri dhe mbrojtje për individët dhe bizneset, ne punojmë çdo ditë për të përmbushur nevojat e klientëve tanë me shërbime cilësore dhe të personalizuara. Misioni ynë është të ofrojmë zgjidhje të sigurta dhe të qëndrueshme që mbrojnë atë që ka më shumë rëndësi për ju.

Girl in a jacket

Kontakti:
+038-600-848
+038-220-200

Girl in a jacket

Mund të na gjeni:
Qamil Hoxha, Prishtina

    Na ndiqni
    ne rrjetet tona sociale