SIGURIA KS
Sigurimi i Garancionit
Garanci Oferte
Garantimi i palës ofertuese për paraqitjen e ofertes se te Siguruari pranë Autoritetit kontraktor; Garanton per integritetin e kompanise qe nese ajo rezulton fituese ne tender atehere do te lidhe kontraten
Garanci Paradhënie (Avansi)
Çdo firmë mund të marrë paradhënie nga Autoriteti Kontraktor për zbatimin e kontratës dhe për çdo shumë që i paguan kontraktuesit, ky autoritet i kërkon një garanci
Garanci Kontrate (Ekzekutimi)
Produkt i nevojshëm për palët pjesëmarrëse në një kontratë të caktuar, shkelja e së cilës çon në lindjen e detyrimeve të ndryshme
Garanci Doganore
Kompania garanton per integritetin e personit fizik/juridik karshi autoritetit Doganore ne perputhje me ligjet dhe rregullat qe i kerkohen nga autoritet per dhenie licence/leje ushtrimi veprimtarie per: Magazine Doganore dhe Agjensi Doganore
Sigurimi i Përgjegjësisë Publike
Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin nga dëmtimet trupore dhe pasurore që u shkakton personave të tretë përmes veprimtarisë prodhuese, ndërtuese dhe përdoruese në ambjentet e tij. Tarifat për kete lloj sigurimi janë në varësi të veprimtarisë, procesit të punës, qarkullimit, kufijve të dëmshpërblimit etj.
Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale
Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin në rast dëmtimesh që ai i shkakton shëndetit ose pronës së të tretëve gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale ose gjatë këshillimit të të tretëve.
Profesionet e reja ne te cilat perfshihen: konsulentet e publicitetit, bizneset e teknologjise se informacionit, media dhe bizneset e telekomunikacionit, terapisë aromatike, refleksikologjistet, konsulente fitnesi, trajnues privat e te tjere te ketij lloji.
Pyetje të Shpeshta
Dëshironi të dini
më shumë për sigurimet tona?
Për çdo pyetje ose kërkesë, ju lutemi plotësoni formularin më poshtë dhe do të kontaktoheni sa më shpejt të jetë e mundur.