SIGURIA KS
Sigurimi Kasko
Ne kohen e sotme automjeti eshte nje nga investimet kryesore ne famijen tuaj, gjendja e rrugëve, trafiku i rënduar, ndryshimet e motit, etj, janë shkaktarë dëmesh të paparashikuara prej të cilave askush nuk është i sigurt. Nga ana tjetër, dëmet kushtojnë mjaft shtrenjtë nëse askush nuk garanton mbulimin e tyre, prandaj, me pajisjen me sigurimin KASKO, mund ta siguroni automjetin tuaj nga çdo fatkeqësi e paparashikuar .
Për te ofruar nje mbrojtje maksimale, KS Siguria ju garanton kompensimin e dëmit material të shkaktuar në automjetin tuaj në rastin e aksidentit në trafik edhe atëherë kur ju jeni shkaktar i aksidentit.
KS Siguria, përmes policës së sigurimit KASKO, ofron mbulimet në sigurim lidhur me humbjen ose dëmtimin e plotë ose të pjesshëm të mjetit motorik si rezultat i rreziqeve të ndryshme duke garantuar dëmshpërblim në kohë rekord dhe riparim në servise të specializuara.
Pyetje të Shpeshta
Dëshironi të dini
më shumë për sigurimet tona?
Për çdo pyetje ose kërkesë, ju lutemi plotësoni formularin më poshtë dhe do të kontaktoheni sa më shpejt të jetë e mundur.